E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, vret fëmijën, qante gjatë ndeshjes

Veç eleminimit prej Kupës së Botës një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin amerikan pas përfundimit të ndeshjes SHBA-Ganë.

Një 27 vjeçar në Teksas ka goditur për vdekje vajzën e shoqes së tij, vetëm 2 vjeç, pasi ajo i ka prishur qetësinë duke qarë ndërsa i riu ishte duke parë ndeshjen e futbollit SHBA-Ganë.

27 vjeçari u arrestua menjëherë prej policisë para të cilës ka pranuar autorësinë e krimit makabër. Ndërkohë katër fëmijë të tjerë që banonin në të njëjtën shtëpi me autorin iu dorëzuan shërbimeve sociale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›