E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania Irani do te pendohet


Anëtarët e regjimit iranian mund të kenë nënvlerësuar përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj përshkallëzimit të tensioneve diplomatike mes dy vendeve.

Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Teheran, Dominick Chilcott, i cili ka theksuar se, ata që mbështetën idenë për t’u përplasur me Britaninë do të pendohen nga reagimi i Londrës.

Ditën e diel, parlamenti iranian votoi për reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar dhe diplomatët që punonin në ambasadën iraniane në Londër u urdhëruan të largoheshin.

Përjashtimi i tyre u urdhërua nga sekretari i Foreign Office, William Hague pasi ambasada britanike në Teheran u bastis nga protestuesit iranianë.

Sulmi i ditës së martë erdhi pas vendimit të Britanisë së Madhe për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Nga ana e tij, Teherani zyrtar deklaroi se i vinte keq për incidentin, të cilin e cilësoi si “një sjellje të papranueshme nga një grup i vogël protestuesish”.

Sanksionet cuan parlamentin iranian të reduktonte lidhjet diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar. Ambasadori Chilcott, i caktuar në këtë detyrë kohët e fundit, tha për BBC se:

“Rreziku qëndron në faktin se persona të caktuar brenda regjimit, të cilëve u pëlqeu ideja e përballjes, nuk llogaritën mirë se sa e fortë do të jetë përgjigjia jonë”.

Pas ngjarjes Britania nisi tërheqjen e diplomatëve të saj nga Irani. Grupi i parë i pjesëtarëve të stafit fluturoi para pak ditësh drejt Dubait. Të njëjtën gjë bënë menjëherë më pas edhe Franca, Gjermania dhe Norvegjia.

Ndërkohë, ditën e enjte Bashkimi Europian vendosi sanksione të reja ndaj 39 individeve dhe 141 kompanive iraniane, ku parashikohet ndalim-udhëtimi dhe ngrirja e aseteve, të cilat lidhen me programin bërthamor të Teheranit. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kuvend, homazhe për Leka Zogun
Të pranishëm politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile
Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
“Microsoft” prezanton risitë për tregun shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›