E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomatet e debuar mberrijne ne Iran


Një grup diplomatësh iranianë që u dëbuan nga Britania kanë mbërritur në Teheran, raportojnë mediat iraniane.

Një grup mbështetësish që bërtisnin parulla të tipit “Vdekje Britanisë” ishin mbledhur në aeroport për t’i përshëndetur, por diplomatët u shoqëruan në korridore të vecanta për të dalë nga një hyrje tjetër.

25 diplomatë u dëbuan pasi qindra protestues sulmuan të martën ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Teheran. Zyrtarët britanikë kanë deklaruar se ka gjasa që sulmi të ketë pasëur mbështetjen e liderëve iranianë.

Ai erdhi pasi Britania ndërmori sanksione të reja ndaj Iranit, duke ndaluar transaksionet financiare me këtë vend, përfshirë ato për bankën qëndrore të tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja miratuan gjithashtu masa të ngjashme. Ndërkohë, BE ka përforcuar sanksionet pas raportit të agjencisë së OKB-së që thoshte se Irani ka kryer teste të rëndësishme për prodhimin e armëve bërthamore.

Nga ana e tij, Teherani zyrtar i mohon këto akuza, duke deklaruar se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Ditën e premte ambasadori britanik në Teheran, Dominick Chilcott deklaroi se, ata që mbështetën idenë për t’u përplasur me Britaninë do të pendohen nga reagimi i Londrës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kuvend, homazhe për Leka Zogun
Të pranishëm politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile
Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
“Microsoft” prezanton risitë për tregun shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›