E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania Nuk ka imunitet per Koussa

Britania e Madhe bëri të ditur se nuk i ka ofruar imunitetit nga hetimet Ministrit të Jashtëm të Libisë, Moussa Koussa, pas mbërritjes së tij të papritur në vend.

Koussa kërkoi strehim politik në mbërritjen në Angli dhe Ministri i Jashtëm i Britanisë, William Hague, bëri të ditur se Koussa nuk është më një funksionar i regjimit libian.

Ndërkohë, zyrtarë britanikë janë duke marrë në pyetje Zotin Koussa, ish-drejtuesi i Shërbimeve Sekrete Libiane dhe i konsideruar gjerësisht si “dora e djathtë” e mizorive të Gaddafi-t.

Lajmi për mbërritjen e Koussa në Britani mbërriti ndërkohë që rebelët po tërhiqen nga disa qytete bregdetare në lindjes të kapura më parë, pasi ofensiva e forcave qeveritare vazhdon.

Një kolonë në tërheqje e rebelëve ra nën zjarr të rëndë midis Bregës dhe Ajdabijës në mëngjesin e sotëm, një ditë pasi Brega, Bin Javadi dhe Ras Lanufi ranë në duart e forcave të Gaddafi-t.

Disa mijëra persona janë vrarë deri tani si rrjedhojë e luftës në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›