Libi Gaddafi minon vendin

Bëhet fjalë për mina të prodhimit rus, por dhe atij brazilian dhe egjiptian, të fshehura në një zonë mbrojtese në lindje të Sirtës, qyteti i lindjes së Gaddafi-t, një bazë e rëndësishme nga e cila janë nisur trupat e kolonelit në ofensivën e fundit.
Dy fusha të mbjella me mina u zbuluan nga vëzhguesit pas tërheqjes së besnikëve të Gaddafi-t, të cilat ndodheshin në anë të rrugës, 150 km në jug të fortesës së kryengritësve, Bengazit.
Fusha e parë ndodhej pranë disa shtyllave të tensionit të lartë, jo shumë larg rrugës Axhadabija-Bengazi, në një zonë me rërë. Pastruesit e minave nxorrën prej andej 24 mina anti-tank dhe 30 apo 40 anti-njeri.
Fusha e dytë, me të njëjtin numër minash u gjet pranë disa ndërtesave, një kilometër më larg. Përdorimi i minave i shton një dimension të ri konfliktit në Libi.
Ky vend nuk ka firmosur Traktatin e Ndalimit të Minave të vitit 1997, i cili në cdo rast, sic raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, nuk ndalon përdorimin e minave anti-tank. Organizata humanitare i bëri apel qeverisë libiane që të ndalojë menjëherë vendosjen e këtyre minave.