Britania: S’ka justifikime për një sulm izraelit mbi Iranin

Kameron shtoi se komuniteti ndërkombëtar akoma ka kohë për të ushtruar presion ndaj Teheranit nëpërmjet sanksioneve dhe kanaleve diplomatike.
“Nuk mendoj se Izraeli duhet të ndërmarrë ndonjë sulm tani. Ne u kemi treguar atyre (izraelitëve) se nuk duhet ta bëjnë diçka të tillë dhe se nuk do t’i mbështesnim. Kemi qenë mjaft të qartë”, tha Kameron.
Komentet e Kameronit vijnë pas komenteve të një ndihmësi të liderit supreme të Iranit, Ali Khamenei, sipas të cilëve Irani është i gatshëm për më shumë transparencë bërthamore në shkëmbim të bashkëpunimit më të madh me Perëndimin.
Ndërkohë, më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, duke iu referuar deklaratave të tilla të liderëve Perëndimorë tha se Izraeli edhe më parë ka bërë veprime pa lejen e Ndërkombëtarëve, veçanërisht Amerikës. Kështu ai përmendi shpalljen e Pavarësisë në vitin 1948, luftën 6 ditëshe të vitit 1967 dhe sulmin mbi centralet irakiane në vitin 1981.
/Start/F. Prroni/
2012-03-16 16:27