Klaudia i merr të dashurin shoqes së ngushtë, Erjonin
TIRANË- Është diskutuar shumë marrëdhënia midis dy baristëve Klaudias dhe Erjonit, si brenda ashtu dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Por deri tani të gjithë janë shqetësuar vetëm për faktin që Klaudia po e lë në hije Erjonin, dhe Erjoni nuk po e puth Klaudian. Ne kemi zbuluar që historia është shumë më e thellë se kaq…
“Çifti” njihet që para hyrjes në “Big Brother”, nëpërmjet një marrëdhënieje të komplikuar që mban emrin Sonja! Sonja është një parukiere nga Tirana, prej kohësh shoqe e ngushtë me Klaudian dhe prej një viti e pak e dashura e Erjonit. Përpara se të futej në shtëpi Klaudia, mikja e saj e ngushtë i ka kërkuar që t’ia kontrollonte të dashurin dhe ne të gjithë po shohim që ajo po “kujdeset” personalisht për këtë. Përpara syve të të gjithë shqiptarëve po ndodh një tradhti e dyfishtë dhe shumë e shëmtuar. Ne do të presim një prononcim për të mësuar të vërtetën e kësaj “telenovele turke” nga vetë Sonja, e cila nuk duhet të vonojë shumë të flasë…
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)