Britania: Zgjedhjet në Shqipëri, jo me standartet e kërkuara

Ministria e jashtme e Britanisë në një raport për të drejtat e njeriut nuk ka lënë pas as Shqipërinë. Në këtë raport vihen në dukje mangësitë që ka vendi ynë ku tregohen edhe mangësitë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Sipas raportit i cili është mbështetetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it thuhet se nga monitorimi i këtyre zgjedhjeve nuk është arritur të plotësohen të gjitha standartet e larta demokratike. Ndërkohë që gjatë këtyre zgjedhjeve u pa një përmirsim i regjistrimit të votuesve dhe procesi i kartave të identitetit. Duke u bazuar në rekomandimet e ODIHIR-it sipas raportit të ministrisë së jashtme të Britanisë, vendi ynë duhet të bëjë përpjekje dhe përmirësime për të pasur zgjedhje lokale në 2011 më të mira. Por ajo që vihet re në Shqipëri është niveli ilartë i korrupsioni, i cili përbën një penges për të drejtat e njeriut dhe për të zgjidhur këtë problem sipas raportit duhet një strategji.