E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca kualifikohet në çerekfinale

Barcelona ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Stuttgartin me rezultatin 5-1. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mercedes-Benz Arena përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa ndeshja kthyese e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Camp Nou i takoi skuadrës vendase e cila fitoi me rezultat 4-0. Pjesa e parë u takoi kryesisht Blaugranëve, të cilët menaxhuan lojën, patën rastet dhe realizuan dy gola. Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 13-të, kur lojtari më i mirë në botë Lionel Messi shënoi një eurogol për rezultatin 1-0. SuperMessi ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë duke bërë një superpasim në drejtim të Yaya Toure, i cili pasoi te Pedro Rodriguez, ndërsa ky i fundit nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (22'). Ashtu si në pjesën, edhe në pjesën e dytë katalunasit ishin skuadër më e mirë në fushë duke dominuar ndeshjen dhe duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Një aksion të bukur të Pedros dhe Alvesit, e konkretizoi me gol lojtari i ndeshjes Leo Messi (60'), i cili realizoi golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për vendasit. Ndërkohë, porsa hyri në lojë, Bojan Krkic vendosi rezultatin përfundimtar prej 4-0, pas një pasimi të Zlatan Ibrahimovic (89').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›