E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania alarmohet per rritjene numrit te emigranteve shqiptare

Kufijte e hapur te BE lejojne gangsteret te hyne ne Britani eshte titulli i te perditshmes Britanike The Daily Express e cila i ve faj Bashkimit Europian me hapjen e kufijve te saj per rritjen e numrit te emigranteve ilegale shqiptare qe futen ne Mbreterine e Bashkuar.

E perditshmja The Daily Express eshte e njohur per qendrimin e saj antiemigracion.

Lejimi i udhetimit te lire neper Europe vetem me pasaporte te Shqiptareve ka bere qe numri i hyrjeve ilegale ne Britani te kapi nje rekord te ri shkruan gazeta. Marrezia e heqjes se kufijve brenda Zones Shengen tashme duket sheshit. Perpara se vendeve te Evropes Lindore tu hiqej regjimi i vizave ne 2010-en zyrtaret britanike te emigracionit kapnin mesatarisht ne jave dy emigrante shqiptare te futur ne menyre te paligjshme.

Studimi i Frontex Agjencia e Kufijve e BE-se zbuloi se ne te njejten periudhe 3 350 shqiptare jane debuar nga kufijte e Bashkimit Evropian - shtate here me teper se nje vit me pare. Keto shifra u bene publike nje jave pasi BE-ja celi bisedimet per liberalizimin e vizave me Kosoven.

Ekspertet tremben se kjo do te sjelle ne Britanine e Madhe nje tjeter vale emigrantesh te paligjshem dhe kriminelesh te cilet do te perfitojne nga kontrolli i dobet i kufijve.

Kemi dhene vazhdimisht paralajmerime per kete efekt te liberalizimit te vizave. Keto shifra do te jene vetem maja e ajsbergut pasi perfaqesojne vetem personat e kapur citon gazeta. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›