E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrektimi i sistemit ndahenaleatet e socialisteve

TIRANEuml - Aletatet e Partise Socialiste mbeshtesin me rezerva propozimin per korrektimin kombetar te sistemit zgjedhor. Disa prej tyre nuk e cilesojne ate si kusht per reformen. Por per disa te tjere kjo pike ka shume peshe ne reformen zgjedhore.
Korrektimi eshte diskutuar ne takimin qe kryesocialisti Edi Rama ka patur sot me aleatet Milo Gjinushi Ngjela. Pas takimit koordinatori i opozites Prec Zogaj tha se korrektimi i sistemit le nje pikepyetje te madhe.

Korrektimi proporcional eshte nje kerkese por nuk mund te themi se e gjithe reforma permblidhet ne kete pike. Jane disa pika qe ne i kemi bere te njohura pergjate komunikimeve qe kemi patur me shtypin. Dhe nuk mund te them se mosgjetja e gjuhes per kete pikee con ne deshtim reformen zgjedhore. Natyrisht qe le nje pikepyetje te madhe tha ai.

Ndersa per kreu e PDS Paskal Milo korrektimi i sistmit ka shume rendesi.

Per kohe eshte evidentuar qe ka nje shkelje te se drejtes Kushtetuese qe ka te beje me barazine e votes atehere nevojitet nje vullnet politik me qellim qe ky gabim qe eshte bere ne te kaluaren te korrigjohet sa me shpejt dhe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Perndryshe ka rrezik dhe kete mos e merrni si kercenim qe procesi i reformes zgjedhore te bllokohet tha Milo.

FINANCIMI I PARTIVE
Burimet brenda takimit thane per Shqiptarja.com se nje ceshtje e diskutuar ka qene edhe konsensusi per financimin e partive politike. Pjesemarresit ne takim kane mbeshtetur ndarjen e financimit electoral sipas numrit te votave te marra nga partite ne zgjedhje dhe jo sipas mandateve qe fiton sejcila prej tyre.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›