E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania dhe Franca goditen nga i ftohti

Ngricat dhe debora ka goditur Francen Perendimore dhe Britanine si nje i ftohte i parakohshem qe ka goditur Europen duke sjelle kushte te motit dhe temperature qe jane te zakonshme ne mesin te dimrit dhe jo ne nje fund nentori.
Britania per rreth dy jave do te mberthehet nga ky i ftohte duke bere qe automjetet te kene te veshtire ecjen e tyre. Ulja e temperaturave nen zero ka kthyer shiun ne debore dhe akull duke i bere rruget te rrezikshme.
Kjo kohe e ftohte dhe e pazakonte eshte parashikuar te zgjase deri javen tjeter dhe vendet qe do te vuajne me shume do jene Irlanda e Veriut Uellsi Perendimor dhe jugperendimi i Anglise.
Temperaturat me te uleta jane shenuar ne Carterhouse ne kufirin me Skocine kur termometri eshte ulur ne minus 78 grade celsius ndersa ne Londer ato shenuan ne minus 38 grade Celsius.
Metereologu Martyn Davies ka deklaruar se temperaturat do vazhdojne te ulen edhe me shume ne ditet ne vazhdim. Meterologet parashikojne se netet e ftohta dhe rruget e ngrira do te vazhdojne edhe per dy jave te tjera. E marta dhe e merkura mendohen te jene ditet me te fohta temperaturat mund te zbresin deri ne minus 10 grade Celsius duke sjelle me shume debore ka deklaruar Davies.
Moti i keq ka sjelle probleme ne aeroporte dhe ka detyruar te mbyllen disa shkolla. Banoret ne Britani kane filluar pergatitjet e tyre per te zhbllokuar rruget dhe marre masa per te perballuar temperaturat e uleta ne vazhdim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›