Kacin denon nderhyrjen ne TV A1 ne Shkup

Nenkryetari i Delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Jelko Kacin ka shfaqur shqetesimin me ngjarjen e mbremshme rreth nderteses se televioznit A1 ne Shkup.
Kacin ka thene se eshte e pazakonshme dhe e papranueshme qe ne nje vend qe eshte kandidat per anetaresim ne BE policia te pengoje gazetaret te kryejne punen e tyre.
Liria e mediave paraqet pjesen qendrore te kritereve politike te Kopenhages per anetaresim ne BE. Pluralizmi mediatik duhet te zbatohet ne te gjitha shtetet qe synojne anetaresimin ne BE dhe per kete arsye mediat duhet te jene te mbrojtura nga cdo lloj presioni dhe interferimi politik.
Perfaqesuesi i Parlamentit Evropian terheq verejtjen se edhe ne raportin e fundit te progresit Komisioni Evropian ka shprehur shqetesimin per lirine e mediave ne Maqedoni.