E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania e Madhe: Baza në Qipro nuk do të përdoret për sulme amerikane ndaj Iranit

Britania e Madhe njoftoi sot se baza e saj ajrore në Akrotiri në Qipro nuk do të jetë pjesë e një marrëveshjeje mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimin e bazave britanike për operacione kundër Iranit.

Kjo u njoftua pas një bisede telefonike midis kryeministrit britanik Keir Starmer dhe presidentit qipriot Nicos Christodoulides.

“Baza Mbretërore e Forcave Ajrore Akrotiri nuk do të përfshihet në vazhdimin e marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-në mbi përdorimin e bazave britanike në vetëmbrojtjen kolektive të rajonit”, tha zëdhënësi i Starmer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›