E Hënë, 2 Nëntor 2026

ITALI – Dy tërmete godasin ishujt turistikë eolianë

ROMË, 21 mars /ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 4,6 ballë Rihter goditi në orën 02:46 (01:46 GMT), në një thellësi prej 29 kilometrash, ishujt eolianë në detin Tirren, në brigjet veriore të Siçilisë, tha sot Instituti Kombëtar për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.

Një tërmet tjetër me magnitudë 4,3 ballë Rihter goditi zonën afërsisht tre minuta më vonë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) e vlerësoi magnitudën e tërmetit më të fortë, në 5,2 ballë Rihter dhe thellësinë e tij në 10 kilometra.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se tërmeti me magnitudë 4,3 ballë Rihter u ndje në qytetin siçilian të Palermos, si dhe në rajonin e Reggio Calabrias, në Italinë kontinentale.

Këto u pasuan nga disa tërmete më të vogla.

Ishujt eolianë janë të populluar pak, por janë një destinacion popullor për turistët italianë në muajt e verës.

Aktualisht ka shumë pak turistë në ishuj./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›