E Enjte, 5 Nëntor 2026

Britania e Madhe: Presim që Kina të mbrojë sovranitetin e Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, ku ka kërkuar nga Kina një qëndrim mbështetës ndaj Ukrainës.

Më herët, presidenti i Kinës Xi Jinping i tha Vladimir Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës “përmes dialogut”.

Kina dhe Rusia kanë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe më herët, ministria e jashtme kineze nuk pranoi ta quante ofensivën ruse si pushtim.

“Unë fola me Ministrin e Jashtëm Wang Yi për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe e bëra të qartë se veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së OKB-së. Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne presim që Kina të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.”, -reagoi ajo.

  /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›