E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Më shumë se 1 mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se më shumë se 1000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë konfliktit gjatë një dite e gjysmë të fundit. 

Forcat tokësore të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse pësuan humbje të mëdha në rajonin Bilovodsk në Luhansk, në Ukrainën lindore. 

Ndërkohë, televizioni ukrainas ka treguar se automjetet ushtarake ukrainase hyjnë në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin. 

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, tha pak kohë më parë se ka hyrë në një “fazë mbrojtëse” pasi gjërat janë përshkallëzuar në orën e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›