Britania e Madhe arreston anëtarin e “Beatles” të ISIS

Britania e Madhe ka arrestuar 38-vjeçarin Aine Davis, pjesë e të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS) nën akuzat për terrorizëm. Ai akuzohet se ishte pjesë e rrjetit të ISIS që rrëmbyen dhe vranë shumë shtetas të huaj gjatë vitit 2012-2015, raporton BBC.
Aine Davis, u arrestua pas uljes së avionit, në të cilin po udhëtonte në aeroportin Luton, në veriperëndim të Londrës. Avioni ishte nisur nga Turqia, ku ai po vuante dënimin me shtatë vite e gjysmë burg për akte terroriste,
Davis aktualisht po mbahet në paraburgim policor.
‘Beatles’ besohet të ketë qenë e përbërë nga katër anëtarë që të gjithë mendohet se janë rritur në Londrën perëndimore të cilët dolën vullnetarë për të luftuar për IS në Siri dhe përfunduan duke ruajtur pengjet perëndimorë. Ata u quajtën “Beatles”, sipas grupit Liverpudlian, nga pengjet për shkak të theksit të tyre anglez.
Katër anëtarët e kësaj organizate akuzohen për rrëmbimin e të paktën 27 gazetarëve dhe punonjësve të ndihmës nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Europa, Zelanda e Re, Rusia dhe Japonia.
Davis u dënua për vepra droge dhe u burgos në vitin 2006 për posedim të një arme zjarri. Davis u largua nga Mbretëria e Bashkuar për t’iu bashkuar ISIS në 2013.
/rtsh.al/