Britania e Madhe pezullon bisedimet tregtare me Izraelin, vendos sanksione ndaj kolonëve të Bregut Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të martën pezullimin e bisedimeve për një marrëveshje të re tregtare me Izraelin dhe vendosi sanksione ndaj kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor, në përgjigje të ofensivës ushtarake të vazhdueshme në Gaza dhe bllokadës së ndihmës humanitare.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, deklaroi se qeveria nuk mund të vazhdojë bashkëpunimin tregtar me një shtet që ndjek “politika të skandaloze” dhe shpërfill shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ai kritikoi ashpër bllokimin 11-javor të ndihmës për Gazën, duke e quajtur atë “mizore dhe të pambrojtshme”.
“Historia do t’i gjykojë ata, tha Lammy. Bllokimi i ndihmës. Zgjerimi i luftës. Shpërfillja e shqetësimeve të miqve dhe partnerëve tuaj. Kjo është e pambrojtshme. Dhe duhet të ndalet”, tha Lammy.
Ambasadorja izraelite në Londër, Tzipi Hotovely, u thirr në Ministrinë e Jashtme britanike, ndërsa Bashkimi Evropian njoftoi se është duke shqyrtuar marrëdhëniet tregtare me Izraelin, me një shumicë të vendeve anëtare që kërkojnë masa ndaj krizës humanitare në Gaza.
/rtsh.al/