Britania e Madhe, zgjedhjet e përgjithshme më 6 maj
Politikanët britanikë kanë filluar menjëherë fushatën zgjedhore pas njoftimit zyrtar se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në këtë vend më 6 maj. Kryeministri britanik, Braun, deklaroi se ai vetë do të kërkonte një tjetër mandat qeverisës për të vazhduar rrugën “drejt rikuperimit” të vendit pas krizës financiare. Me këtë ai shprehu vendosmërinë e laburistëve për të fituar një mandat të katërt qeverisës. Ndërsa David Cameron, kreu i konservatorëve, pasuria e të cilit paraprin në sondazhet e dritanishme deklaroi se ai dhe partia ofronin “shpresë” dhe një “rifillim të ri” për vendin ën të gjitha drejtimet. Nik Clegg, lideri i partisë së tretë më të madhe në vend liberal-demokrate, tha se vetëm paria e tij ishte në gjendje që të ofronte “ndryshimin e vërtetë që i duhej vendit”. Menjëherë pas publikimit ët datës së zgjedhjeve nga zyra e kryeministrit Braun i hipi një treni dhe shkoi në Kent për të nisur fushatën elektorale me votuesit e asaj zone, ndërkohë që në të njëjtën kohë Cameron ka shkuar për fushatë në Birminmgam dhe Clegg në Watford.
Në këtë fushatë zgjedhore për herë të parë do të jepen drejtpërsëdrejti në ekranin e TV debatet mes tre liderëve të partive kryesore që do të garojnë. Rrjetet televizive kryesore kanë njoftuar emisionet prej 90 minutash që do të paraqesin debatet mes kandidatëve gjatë gjithë muajit të fushatës. Partitë kryesore dhe një grup partish më të vogla do të luftojnë për të zënë sa më shumë vende në Parlamentin me 650 të tilla. Një nga partitë që pret të fitojë vend është edhe ajo e ministrit të parë të Skocisë, Sir Alex Salmon, e cila shpreson që të marrë 20 vende. Për sa i përket Partisë Laburiste, ajo do të hyjë në këtë garë pas 13 vitesh që ka pasur pushtetin në Britaninë e Madhe dhe me një shumicë prej 48 vendesh në Parlament. Parlamenti nuk do të shpërbëhet zyrtarisht deri më 12 prill dhe gjatë kësaj jave ndërsa krerët e partive e kanë nisur fushatën tashmë, ligjvënësit e tjerë do të merren me dorën 3 fundit të ligjeve që janë për t’u mbyllur në këtë legjislaturë. Sipas sondazheve të opinionit publik, Partia Konservatore kryeson ndaj asaj Laburiste me disa pikë diferencë. Sipas një sondazhi të gazetës “The Guardian”, ata që kryesojnë janë laburistët, më pas konservatorët dhe më në fund liberal-demokratët. Megjithatë, një sondazh i YouGov i të dielës i publikuar në disa gazeta të ndryshme sugjeroi se Cameroni ka nevojë për një fitore të thellë për të pasur shumicën në Parlamentin e ardhshëm.
#