Britania embargo teknikut te CIA-s
Qeveria britanike ka paralajmëruar linjat ajrore ndërkombëtare që të mos e lejojnë teknikun e CIA-s, që nxori të dhëna për përgjimet sekrete, të fluturojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Associated Press”, që i referohet një dokumenti që ka mbërritur në një aeroport tajlandez, ku kërkohet ndalimi i hipjes në çdo avion të 29-vjeçarit Edward Snowden. Njoftimi në fjalë, që sipas burimit është dërguar nga Home Office, lë të kuptohet se zotit Snowden i refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. Për momentin Home Office nuk ka bërë asnjë koment. Sipas “AP”, njoftimi është lëshuar ditën e hënë nga filialet e rrjetit të kësaj zyre. Dokumenti mbante një fotografi të Snowden, datën e tij të lindjes dhe numrin e pasaportës, raporton agjencia e lajmeve. Në të thuhej: “Nëse ky individ përpiqet të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, autoritetet duhet të mos e lejojnë”. Gjithashtu, në të paralajmërohen linjat ajrore se punonjësit e tyre mund të rrezikojnë shkarkime nga puna ose edhe burgim nëse e lejojnë personin të udhëtojë. Sipas faqes zyrtare të Home Office, gjoba për një situatë të tillë do të ishte 2 mijë paund, ose 3.130 dollarë amerikanë. Deri tani zyrat e linjave ajrore të Bangkokut, Singaporit dhe Malajzisë kanë konfirmuar se kanë marrë njoftimin, dërgimi i të cilit sipas “AP” nuk duhej të bëhej publik. / Top Channel