E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet ne Iran Rouhani kryeson

Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale të Iranit tregojnë se kleriku i moderuar, Hassan Rouhani, shkon drejt fitores së raundit të parë, me më shumë se 50 për qind të votave.

Me më shumë se 8 milionë vota të numëruara, Ministria e Brendshme ka thënë se Rouhani ka mbi 52 për qind të votave - një epërsi e lehtë nga 50 përqindëshi i nevojshëm për fitoren. Rezultatet tregojnë po ashtu se kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, është i dyti me 17 për qind. Nëse është e nevojshme, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet javën e ardhshme, më 21 qershor. IraniIran, mbyllen votimet për presidentin e riPasardhësi i Ahmadinejad Irani, rrjete terroriste në Amerikën e Jugut Autoritetet kanë thënë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së premtes ka qenë mbi 70 për qind. Rreth 50 milionë qytetetarë me të drejtë vote kanë mundur të zgjedhin midis gjashtë kandidatëve pasardhësin e presidentit në largim, Mahmud Ahmadinejad, i cili ka shërbyer dy mandate. / Top ChannelIrani
Iran, mbyllen votimet për presidentin e ri
Pasardhësi i Ahmadinejad
Irani, rrjete terroriste në Amerikën e Jugut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›