E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania ka nisur një hetim zyrtar për luftën në Irak

Drejtuesi i grupit hetimor John Chilcot thotë së dëshiron që hetimi të jetë sa më transparent. Por ai tha se rezultatet e tij nuk do të mësoheshin para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend. Në këtë hetim pritet të japin dëshmi që nga nëpunësit e thjeshtë, deri tek ish-kryeministri Tony Blair.

'Rigoroz e 'transparent'

Sir John Chilcot e pranon se ai dhe ekipi që drejton, po ndërmarrin një detyrë të vështirë gjatë së cilës duhet të ekzaminojnë qindra dokumente e të pyesin qindra dëshmitarë. Por ai ngulmoi të theksonte se hetimi i tij do të ishte sa më rigoroz që të ishte e mundur. Ai tha se nuk do të druhej që të kritikonte dhe persona të rëndësishëm, nëse do të arrohej në përfundimin se ata kishin vepruar gabim.

Sir John Chilcot po ashtu do të theksojë se hetimi do të jetë sa më transparent që të jetë e mundur. Ai tha se një gjë e tillë ishte e nevojshme për të siguruar besimin e publikut. Pritet që gjatë hetimeve, ekipi hetimor të vizitojë dhe Irakun. (bbc/start)

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›