Berisha ofron mbështetjen për biznesin koreanojugor
Kryeministri Berisha dhe kryetari i delegacionit Song, shprehën qëndrimin e përbashkët për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, ndërsa theksuan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe investimet reciproke.
Më tej, Kryeministri Berisha i njohu parlamentarët koreanojugorë me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet në vend. "Shqipëria është vendi me taksat më të ulta në Evropë”, u shpreh ai. Janë disa kompani prestigjoze koreanojugore si Samsung, Korea Elektrik, etj, që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri dhe Kryeministri i siguroi parlamentarët se të gjitha investimet koreanojugore do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare".
Në këtë kontekst, Kreu i ekzekutivit falenderoi qeverinë koreane për mbështetjen që ka dhënë, në veçanti në projektin e ristrukturimit të rrjetit elektrik në vend, në bursat studentore për kualifikimin e studentëve shqiptarë, etj. Parlamentarët koreanojugorë vlerësuan me shumë interes fushat si ajo e prodhimit të energjisë elektrike, turizmi, industria minerale dhe garantuan Kryeministrin Berisha se qeveria e Koresë së Jugut do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë edhe në fazën e dytë të projektit të ristrukturimit të rrjetit elektrik, si dhe do të nxisë investitorët koreanë të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre për biznes dhe investime.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha e falenderoi delegacionin parlamentar për njohjen e Kosovës nga ana e Koresë së Jugut, e cila ka qenë ndër vendet e para që e ka pranuar këtë proces.