Britania largon trupat ushtarake nga Afganistani

Ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, ambasadori i këtij vendi në Kabul, Sir Laurie Bristow, i cili sëbashku me stafin e tij, qëndroi deri në fund në aeroportin e Kabulit ku u angazhua në mënyrë të drejtpëdrejt në procesin e përpunimit të dokumenteve të afganëve që u evakuan nga forcat e vendit të tij. Ardhja e tij dhe e trupave të fundit britanike nga afganistani shënon edhe fundin e pranisë ushtarake 20-vjecare të Britanisë në Afganistan.
Që nga data 14 gusht, Mbretëria e Bashkuar evakuoi më shumë se 15 mijë persona nga aeroporti I Kabulit. Zyra e kryeministrit Boris Xhonson ka bërë të ditur se mes të evakuarve ishin edhe 2200 fëmijë dhe më I vogli prej tyre kishte vetëm një ditë që kishte lindur.
Rreth 5 mijë shtetas britanikë dhe familjet e tyre u evakuan sëbashku me më shumë se 8 mijë afganë,pjesë e stafit britanik në Afganistan, me familjet e tyre. Në një letër për komunitetin e forcave të armatosura të vendit, kryeministri Britanik pranoi se rënia e Kabulit në duart e talebanëve ishte dicka e vështirë për t’u përtypur.” Kjo është nje kohë e vështirë për miqtë dhe të dashurit e atyre 457 trupave që dhanë jetën gjatë luftës, tha XHonson. A- gazhimi I Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan mbajti Al-KAedën larg derës sonë për dy dekada. Si rezultat , ne jemi më të sigurt, – vijoi Xhonson.