E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dënohet gruaja e ish ambasadorit grek në Brazil, kishte urdhëruar dashnorin të vriste të shoqin në vitin 2016

Është dënuar me 31 vite burg një grua braziliane e cila kishte planifikuar vdekjen e të shoqit, ish ambasadorit grek në Brazil. Në vitin 2016, policia gjeti mbetjet trupore të Kiriakos Amiridis në bagazhin e një makine të djegur në Rio De Zhaneiro. Gruaja e tij Françoise de Souza Oliveir, e cila kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore me një officer të policisë ushtarake, rrëfeu më vonë se kishte vrarë ambasadorin duke urdhëruar të dashurin, I cili dhe ai është dënuar me 22 vite burg, të ndërrmerte aktin. NË përfundim të gjyqit të tyre, gjyqtari I cështjes e cilësoi krimin si kafshëror. Z. AMiridis, 59 vjec, kishte shërbyer si konsull në Rio De zhaneiro nga viti 2001 deri në 2004, dhe më pas u kthye në Brazil si ambassador vitin që u vra. Ai ishte martuar me Fransuazës në 2004-ën. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›