Britania nis terheqjen e trupave nga Iraku
Britania e Madhe nisi sot tërheqjen e trupave të saj nga Iraku. Kontigjenti britanik në qytetin Basra do t'ua dorëzojë bazën ushtarake trupave amerikane, që do të vazhdojnë të trajnojnë policinë irakiane në qytetin jugor. Komandanti britanik në bazën ushtarake në Basra, Andy Salmon, e ka cilësuar përfundimin e misionit në këtë qytet shumë të rëndësishëm. Shumica e 4 mijë trupave britanike do të largohen nga Iraku brenda 31 majit, ndërsa 400 të tjerë do të qëndrojnë pas kësaj date për trainimin e marinës irakiane.