Britania njofton mbështetje të mëtejshme ushtarake prej 450 milionë paund për Ukrainën

Britania ka njoftuar një mbështetje tjetër ushtarake prej 450 milionë paund për Kievin. Ndihma përfshin 160 milion paund për të siguruar riparime dhe mirëmbajtjen e automjeteve dhe pajisjeve që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar tashmë Kievit. Po ashtu përfshinë edhe financim për sistemet e radarëve, minat antitank dhe qindra mijëra dronët me vlerë më shumë se 250 milionë paund.
Ndihma vjen para se Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të mblidhet sot në Bruksel.
Grupi prej 50 vendesh përbëhet nga aleatët e Ukrainës dhe mblidhet për të diskutuar se si të koordinohet mbështetja ushtarake për Kievin në luftën e tij kundër Rusisë.
Sot është hera e 27-të që thirret, ndërsa që nga viti 2022, shumica dërrmuese e takimeve (25) janë kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.
/rtsh.al/