E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania spiunonte Rusinë me një shtatore të falsifikuar

Share

Një ish-zyrtar britanik ka pranuar për herë të parë se Britania ka përdorur një shtatore të falsifikuar, të mbushur me pajisje elektronike, për të spiunuar Rusinë.

Rusia nga ana e saj ka akuzuar diplomatët britanikë në janar të 2006-ës për përdorimin e transmetuesit të fshehur në një park të Moskës, por qeveria britanike ka refuzuar të diskutojë incidentin.

Xhonatan Pauell, shef i personelit të kryeministrit të atëhershëm britanik, Toni Bler, ka thënë për BBC-në se Rusia ka qenë në dijeni për transmetuesin e fshehur dhe e ka përdorur atë për qëllime politike.

Menjëherë pas bërjes publik të incidentit, Vladimir Putin, në atë kohë president i Rusisë, ka fuqizuar ligjin që ndalon të gjitha financimet e huaja për OJQ-të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›