E Diel, 1 Nëntor 2026

Liria në Shqipëri, Freedom House: E pjesshme, gjatë 2011-ës

Tiranë- Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë. Ky ka qënë edhe përfundimi i organizatës Freedom House e cila ka publikuar raportin për lirinë në Shqipëri gjatë vitit 2011, sipas të cilit ngjarjet e 21 janarit kanë dhënë efektin e tyre.

Rreth 20.000 protestues dolën në rrugët e Tiranës pas dorëheqjes së zv/kryeministrit të Shqipërisë Ilir Meta. Në demonstratën e dhunshme humbën jetën 4 persona dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën.- thuhet në raportin e organizatës, ku përmendet se dorëheqja e Metës erdhi si rrjedhojë e publikimit të videos ku ai shfaqet në një marrëdhenie korruptive me ish-ministrin e METE-s, Dritan Priftin.

Raporti i Freedom Hosue përmend edhe tensionin politik pas zgjedhjeve të 2009-ës, ku opozita akuzoi për vjedhje votash mazhorancën.

Tensioni politik ka qenë në rritje në Shqipëri që nga zgjedhjet e qershorit 2009, kur udhëheqësit e opozitës akuzuan Partinë Demokratike për mashtrim- shkruhet më tej në raport.

Në raportin e Freedom House thuhet se vetëm 87 vende janë të lira, në 12 të tjera niveli i lirisë ka pësuar rritje, ndërsa 26 vende kanë shënuar rënie të shkallës së lirisë gjatë vitit të shkuar.
rënie të nivelit të lirisë dhe vetëm në 12 shtete niveli i lirisë ka shënuar rritje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Konfindustria: Biznesi në 2011-n, në vend numëro Konfindustria shqiptare nxjerr raportin e situatës ku ndodhet biznesi në...
  2. Korrupsioni në Shqipëri, TIA: Më i lartë se në 2010- ën Tiranë Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e fundit...
  3. Ministria e Drejtësisë: 10 gjyqtarë në ndjekje penale, 14 prokurorë shkelën ligjin gjatë 2011-ës Tiranë- Ligji është shkelur gjatë vitit 2011 nga 14 prokurorë,...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›