E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britanikët ankohen: Pse vishen vajzat tona kështu? (FOTO)

Share

E përditshmja britanike Daily Mail i kushton një shkrim të gjatë mënyrës se si vishen vajzat e reja në këtë vend. Gazeta shëtit në katër qendrat e mëdha të Britanisë për të parë se si vishen vajzat kur dalin mbrëmjeve dhe konstaton se si të dëshpëruara për të rënë në sy e për të qenë të dëshiruara, vajzat vishen në këtë mënyrë. Është një i ftohtë i acartë, por nga veshja duket sikur je në një vend tropikal. Fustanet e fundet e shkurtër shoqërohen me këpucë me taka të larta si prostituta, shkruan e përditshmja. Pudra që hedhin në fytyrë i ndihmon të mos u duken mornicat. Problemi është kur e vetmja dëshirë e jotja është të jesh e dëshiruar, thotë një psikologe për gazetën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›