E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje: Ndërrimi i ambasadorëve përbën shkelje serioze të ligjeve

Lëvizja Vetëvendosje vendimin e kryeministrit dhe të presidentes për ndërrimin e ambasadorëve e ka konsideruar si shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Po ashtu kjo lëvizje ka hedhur kritika edhe në drejtim të ministrisë së Punëve të Jashtme për mungesë të planit për veprim, duke thënë se nuk ka asnjë arsye ligjore për shkarkimin apo zëvendësimin e personave që aktualisht janë në misionet diplomatike të Kosovës.

Në një konferencë për media, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku ka treguar edhe një herë, për mos profesionalizmin që po ndodhë në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi në punë të jashtme të Kosovës.

“Konsiderojmë se ndërrimi i ambasadorëve i propozuar formalisht nga ministria e Punëve të Jashtme dhe në fakt i iniciuar nga kryeministri dhe presidentja, përbën shkelje serioze të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Po ashtu ka arsye etike dhe morale që për disa nga emrat e propozuara të mos procedohet më tutje. Mirëpo unë dua sot të fokusohem në vet procesin dhe t’ju tregoj hap pas hapi dhe ligj pas ligji se si po shkelen ligjet e Kosovës nga vet ministrat, kryeministri dhe presidentja”, ka thënë ajo.

Sipas Demakut, jo profesionalizmin që po ndodhë në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi në punë të jashtme të Kosovës, e fuqizon edhe më shumë dekreti i presidentes së Kosovës me të cilin ajo më 13 tetor të këtij viti pat dekretuar ambasadorin e Kosovës në Berlin Vilson Mirditën, me detyrë shtesë si ambasador jo rezidentë në mbretërinë e Danimarkës, për të cilin pas 5 javësh ka marr vendim për ta shkarkuar nga detyra.

“Do të thotë presidentja 5 javë më parë e ka dekretuar me detyrë shtesë, ndërkohë që 5 javë më vonë e kërkon me propozimin e saj dhe të kryeministrit tërheqjen e këtij ambasadori për ta zëvendësuar me një ambasador tjetër. Kjo na dëshmon edhe një here se Ministria e Punëve të Jashtme, kryeministria dhe presidentja nuk kanë as vizion, as program, e as plan për punë të jashtme të Kosovës”, ka thënë ajo.

Kjo lëvizje e sheh të arsyeshme dhe të dobishme emërimin e ambasadorëve vetëm në Shqipëri dhe në Slloveni, ku mungojnë ambasadorët tash e një vit. /kp/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›