Britanikja në Greqi denoncon shqiptarin: Shkova në shtëpinë e tij, abuzoi seksualisht me mua
Një turiste britanike që ka shkuar me pushime në Korfuz të Greqisë, ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga një shqiptar.
Mediat greke bëjnë me dije se 21-vjeçarja britanike ka denoncuar 23-vjeçarin shqiptar për abuzim seksual. Ajo për policinë greke ka treguar se me shqiptarin ishte njohur në hotel, ku edhe punonte 23-vjeçari.
Ata më pas kishin vijuar me bisedat në Instagram, ku një ditë e kishin lënë të takoheshin jashtë hotelit. Britanikja ka pranuar dhe ka ndjekur shqiptarin në shtëpinë e tij.
Ajo pretendon se shqiptari me dhunë ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa nga kontrolli mjekësor, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e saj. Autoritetet vijojnë hetimet për rastin si dhe për të bërë të mundur arrestimin e shqiptarit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
