E Shtunë, 31 Tetor 2026

British Petroleum padit qeverinë amerikane

British Petroleum ka paditur Qeverinë amerikane pas vendimit të saj për të përjashtuar gjigantin e naftës nga nënshkrimi i kontratave të reja federale.

Kompania britanike është shpallur fajtore për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, në vitin 2010.

BP thotë se kërkon vendim gjyqësor që do të heqë ndalesën kundër saj të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Ambientit.

Zyrtarë të kësaj të fundit nuk kanë pranuar të komentojnë për rastin.

Një shpërthim në prill të vitit 2010, në një bazë që operohej nga BP në Gjirin e Meksikës, ka shkaktuar vdekjen e 11 punëtorëve të naftës dhe derdhje të miliona litrave në det.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›