E Diel, 1 Nëntor 2026

Peticion për të shpërblyer Manningun me Nobel

Grupe për të drejta të njeriut në Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur mbi 100,000 nënshkrime për ti kërkuar komitetit norvegjez të Nobelit që çmimin e sivjetmë për paqe tia ndajë Bradley Manningut, ushtarit amerikan, i cili ka zbuluar dokumente sekrete për WikiLeaks-in.

RootsAction ka paraqitur peticionin para komitetit të hënën në Oslo.

Norman Solomon, bashkëthemelues i grupit, ka thënë se Manning ka ndihmuar që të shkurtohet lufta në Irak me publikimin e dokumenteve.

Ai po ashtu ka thënë se shpërblimi për Manningun do të ndihmonte në rikthimin e reputacionit të komitetit të Nobelit, pasi i njëjti i ka ndarë çmimin presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, më 2009, vetëm pak muaj pasi ka nisur mandatin e parë.

Një rekord prej 259 njerëzish, përfshirë Manningun, janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, i cili sivjet do të shpallet më 11 tetor.

Manning përballet më 90 vjet burgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›