E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britney rikthehet, Circus pushton klasifikimin

Te rralle ishin ata qe mendonin se Britney Spears mund te rikthehej ne majat e klasifikimeve amerikane, por tashme duket se ish mbreteresha e pop-it kerkon serish fronin e saj.

Spears ka lene pas problemet e shumta ne jeten private, duke pushtuar shpirtin e fansave te saj me albumin e ri “Circus” qe po korr nje sukses te madh ne SHBA.

Deri tani ky album ka shitur rreth 500 mije kopje vetem ne javen e pare dhe eshte ne krye te Top200. Kjo eshte hera e peste qe Britney ngjitet ne majen me te larte te billbordit amerikan. “Circus” eshte nje album per te cilin Spears dhe grupi i saj kane punuar me muaj te tere, duke dhuruar nje CD shume te mire, cka do te thote se kengetarja e ka fituar bastin me ata qe nuk e besonin me.

Para saj, artistet qe jane renditur me shume here ne vendin e pare te billbordit amerikan jane vetem, Barbara Streisand me 8 here, Madonna 7 dhe Mariah Carey e Janet Jackson me nga 6 here.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›