E Diel, 1 Nëntor 2026

"Desperate Housewives", kater sezone me shume

Seriali i suksesshem "Desperate Housewives", qe transmetohet edhe ne ekranin e Top Channel, mund te kete jete te gjate.

Regjisori Marc Cherry ka deklaruar se eshte ne bisedime me televizionin ABC per te vazhduar edhe kater sezone te tjera te filmit.

"Nisa bisedimet me presidentin e ABC Entertainment, Steve McPherson dhe presidentin e ABC Studios, Mark Pedowitz qe seriali te kete nente sezone", tha Cherry.

Gjate nje ceremonie qe perkoi me shfaqjen e episodit 100 ne SHBA, tha se do te gjeje nje menyre qe t’ia dale. Edhe ABC e ka konfirmuar lajmin, por njoftoi se ende nuk eshte arritur ndonje marreveshje.

Fillimisht Cherry kishte thene se do t’i jepte fund serialit pasi te perfundonte sezonin e shtate, por duket se tashme ai ka nderruar mendje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›