E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brittani Murphy vdiq nga pneumonia dhe intoksimi nga droga

LOS ANXHELOS- Brittany Murphy, ylli amerikan i flimit "Clueless" dhe "8 Mile," ka vdekur nga pneumonia, ndërkohë që droga dhe anemia kanë pasur ndikimin e tyre bëri të ditur dje një zyrtar i Koroner.Vdekja e aktores më 20 dhjetor 2009 ishte aksidentale dhe ka shumë mundësi që mund të parandalohej nëse Murfi do të ishte vizituar më përpara te mjekët, ka thënë Ed Winter duke shtuar se aktorja kishte caktuar një takim me mjekun i cili ishte caktuar të zhvillohej pak ditë pas vdekjes së saj. Winter nuk pranoi të specifikonte se cfarë lloj drogash ishin përfshirë në vdekjen e saj dhe tha se detaje të mëtejshme do të publikoheshin disa javë më vonë, kur raporti mjekësor të ishte plotësuar. Murphy vdiq në moshën 32 vjecare në banesën e saj në Hollivud. Mamaja dhe bashkëshorti i saj kanë thënë se aktorja nuk kishte abuzuar me ilaçet e përcaktuara nga mjekët apo të kishte crregullime në ngrënie.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›