Mrekullia me 3 vjecaren, i zhduket menjëherë tumori në tru
LONDER-Një mrekulli është shënuar me një vajzë të vogël 3 vjecare në Britani. Kur Liberti Rose nuk mund të merrte më kimioterapi për shkak të fizikut dhe moshës së vogël, dhe prindërit po vuanin frikën më të madhe se sëmundja do përparonte, ndodh një mrekulli, tumori në tru shërohet dhe asnjë shenjë e tij nuk vihet më re në tru. Vogëlushja prej tumorit kishte humbur dhe shikimin ndërsa zhvillimi i saj mendor sa vinte e zvogëlohej në vend që të përparonte me rritjen e trupit. Por, skaneri tregoi se masa tumoriale në tru ishte zhdukur, vajza ka rifituar gati plotësisht shikimin dhe po e merr veten përditë mrekullisht. Liberti ka dhe një motër binjake dhe kanë lindur shëndoshë e mirë në dhjetor të vitit 2006. Por, 6 javë më pas prindërit e saj Karl dhe Daun vunë re së vajzës I iknin sytë mbrapsht here pas here dhe i rrotulloheshin në mënyrë të cuditshme. Një mjek diagnostikoi me Nistagmus, një lëvizje e pavullnetshme e syve. Por analizat e mëtejshme treguan se vajza vuante nga një sëmundje tumoriale që kishte prekur rrethuar nervat në trurin e vogël të Liberti. Në Tetor të vitit 2007 kur vajza mbushi rreth 8 muajsh, nisi kimioterapia dhe një koktejl me drogëra që iu rekomanduan vajzës nga Spitali Onkologjik i Pediatrisë. Por, kur programi me kimioterapinë përfundoi vajza ishte po aq sëmurë. Vajza po rrezikonte jo vetëm shikimin, por jetën nëse tumori vazhdonte të rritej sërisht. Dhe prindërit të shqetësuar shkuan javën e kaluar në spital dhe pas një skanimi që iu bë vajzës u vërejt se tumori ishte zhdukur plotësisht, dhe shkak sipas mjekëve është bërë por, një kombinim i 'regresionit spontan dhe pas-efektet e trajtimit. Mjekët thonë se vajza ka qënë me shumë fat dhe ka reaguar pozitivisht ndaj këtij lloj tumori, pasi kimioterapia nuk funksionon plotësisht në rastet e tumoreve që kapin trurin. (d.b/BalkanWeb)