Brizhit Bardo, leter te hapur kunder vrasjes se qenve Luljeta Ndoka
Vrasja e qenve ka terhequr vemendjen e aktores me fame boterore, francezes Brizhit Bardo. Ne nje leter te hapur, ajo i eshte drejtuar Bajazit Karriqit, kryetar i Bashkise se Perrenjasit, duke i shprehur shqetesimin per situaten e rende te sulmit ndaj kafsheve. "Zoti kryetar, jam e tmerruar nga ajo qe mesova, qe ju doni te vrisni qente qe vertiten rrugeve te qytetit tuaj. Si eshte e mundur te marresh nje vendim te tille, nderkohe qe keni nje rol etik dhe nje pergjegjesi para qytetareve qe ju kane dhene voten dhe para femijeve te tyre. Mendoni qe nje mase e tille eshte zgjidhja per ceshtjen e qeneve qe enden rrugeve dhe do te jape nje imazh te bukur te pushtetit qe keni ne duar?", - shtron pyetjen dhe njekohesisht shqetesimin aktorja Bardo, presidente e shoqates per Mbrojtjen e te Drejtave te Kafsheve. Ajo ka vijuar edhe me argumentet se pse nuk duhet kryer nje gje e tille. "Eshte e ditur, madje edhe shkencerisht, qe masakra e qeneve te rrugeve nuk ka qene kurre zgjidhja per menaxhimin e tyre. Qene te tjere do te zene vendin e atyre qe ju doni te vrisni", - thote ne letren e saj zonja Bardo, duke sugjeruar edhe zgjidhje. Sipas saj, zgjidhja me e mire dhe me efikase do te ishte sterilizimi i qenve te rruges. "Sterilizimi do te shmangte riprodhimin e tyre dhe do t'i bente me te adaptueshem ne shoqeri, e cila, jam e sigurt, do te dije te kujdeset per to", - thote zonja Brixhit Bardo ne letren e saj te hapur, drejtuar kryetarit te Bashkise se Perrenjasit. Me tej, ajo kerkon bashkepunimin e kesaj bashkie, me ARA, qe eshte Shoqata e Mbrojtjes se Kafsheve. "Ju kerkoj qe te bashkepunoni me shoqaten e mbrojtjes se kafsheve ARA dhe t'i jepni qytetit tuaj nje reputacion dinjitoz dhe te popullates se saj dhe jo ta njollosni me nje praktike skandaloze qe prish imazhin e te gjithe Shqiperise", e perfundon letren e saj aktorja me fame boterore. Ne fakt, vrasja e qenve duket se ka shkaktuar nje debat te madh e te pazgjidhur prej kohesh. Ndersa nje pjese e qytetareve ankohen per faktin se qente e rruges u shkaktojne shqetesime ne oret e vona te nates, apo duke perhapur semundje, nje pjese tjeter rekomandojne qe ata te mos vriten dhe t'u behen vaksina, qofte kunder semundjeve dhe qofte duke i sterilizuar ata ne menyre qe te mos riprodhohen. Nje gje te tille e ka sugjeruar edhe aktorja Brixhit Bardo, e cila pohon se praktika ka treguar se vrasja e qenve nuk eshte zgjidhje, pasi qene te tjere do te zevendesojne ata aktuale. Ende nuk dihet se si do te reagoje kryetari i Bashkise se Perrenjasit, apo edhe kryetare te tjere te bashkive, por duket se Bashkia e Tiranes e ka gjetur zgjidhjen. Ne Shqiperi eshte krijuar shoqata "Animal Rights Albania", e cila here pas here ka kerkuar zgjidhje per qente e rrugeve, duke kerkuar qe ata te mos vriten.
Bardo, nje jete ne mbrojtje te qenve
Ka shume kohe qe aktorja 77-vjecare Brizhit Bardo i eshte dedikuar mbrojtjes se qenve. Ajo eshte bere e famshme sidomos ne Kosove ku ka kerkuar qe te mos vriten qente, thote se perderisa eshte hequr denimi me vdekje per njerezit, perse te mos ndodhe kjo edhe per kafshet. Para pak kohesh ajo u kritikua ashper se po tentonte te shpetoje jeten e nje qeni qe la te masakruar nje vogelushe 4-vjecare. Por, komentatoret e mediave boterore kane deklaruar se kjo ishte cmenduri. "Kaq cnjerezore eshte bere bota jone perendimore sa njerezit preferojne kafshet perpara qenieve njerezore", - ka shtruar pyetjen nje prej analisteve te njohur.
Bashkia e Tiranes: Marreveshje me IKV per vaksinimin e qenve
Bashkia e Tiranes do te nenshkruaje brenda muajit prill nje marreveshje me Institutin e Kerkimeve Veterinare (IKV) per vaksinimin e qenve. Lajmin e bejne te ditur burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes, te cilat thone se eshte menduar qe te gjendet nje zgjidhje optimale per te gjithe, ne menyre qe as qente e rruges te mos vriten, por nga ana tjeter, popullata te jete e pa rrezikuar prej tyre. Kesisoj, pritet qe marreveshja te zgjidhe nje debat te madh qe po qarkullon kohet e fundit neper kryeqytet. Madje, prej kohesh, ne mediat elektronike po qarkullon edhe nje e-mail, sipas te cilit shoqata per mbrojtjen e kafsheve i kerkon llogari kryebashkiakut te Tiranes per situaten. Por, ky institucion mohon te kete vrare ndonje qen rruge, madje shprehet se aktualisht nuk po behet asnje gje kunder tyre, pasi pritet qe me nenshkrimin e marreveshjes, gjithcka te marre fund. Marreveshja me Institutin e Kerkimeve Veterinare pritet qe te parashikoje sterilizimin e qenve, dhe njekohesisht edhe vaksinimin e tyre.
Gjoba shoqeruesve te qenve pa maska e zinxhire
Policia Bashkiake ka gjobitur dhjetera shoqerues qensh, te cilet i kishin nxjerre ata ne xhiro pa maska dhe pa zinxhire. Kesisoj, ata qe kane shetitur qene pa maska dhe pa rripa, e kane paguar nje gje te tille nga 3 mije deri ne 5 mije leke. Bashkia e Tiranes ka njoftuar se do te vendose sanksione te forta per kete kategori. Sipas kreut te policise bashkiake, Florenc Hoxha, deri me tani jane gjobitur ne vleren 3 deri ne 5 mije leke te reja, dhjetera shoqerues qe posedojne qente race te rrezikshem si pitbull, doberman, dhe pastor, ndersa leviznin ne rruget e parkut artificial, si dhe ne ambiente te tjera clodhese pa asnje mase sigurie. Vitet e fundit eshte shtuar numri i shqiptareve qe mbajne kafshe si pitbull, rottweiler apo doberman. Veterineret tregojne se eshte kthyer ne mode qe shqiptaret te preferojne raca qensh shume te rrezikshem edhe pse keta kafshe ne shume vende te botes, konsiderohen si arme.
Veterineret: Cilet jane qente me te rrezikshem
Veterineret kane identifikuar disa raca qensh qe jane te rrezikshem dhe qe mund te sulmojne nga momenti ne moment. "Rottweiler eshte nje qen i forte dhe perdoret edhe ne lufte. Pastori eshte shume qen i forte gjithashtu. Nese nuk ka nje trajtim te duhur, keto lloj kafshesh jane te rrezikshme dhe problematike. Edhe qente e rruges ne kohen e ciftimit jane shume agresive", - thone ekspertet. Keta lloj qensh duhet te vaksinohen dhe e kane te detyrueshme mbajtjen e maskes. "Ne pergjithesi pronaret e qenve nuk jane shume te informuar dhe nuk pyesin veterinerin per te marre nje keshillim te detajuar. Qente duhen trajnuar dhe edukuar", - thone veterineret. Ne Shqiperi, ka pak kohe qe ka kaluar ligji qe i detyron pronaret e kafsheve te respektojne te gjitha rregullat per mbajtjen dhe edukimin e tyre.