Prodhimi i energjise, koncesionet private "shpetimi" i sektorit Eglantina Nasi
As edhe nje megavat energji elektrike nuk ka mundur te prodhohet vitin e kaluar ne vendin tone nga termocentralet (TEC-et). Ndersa thuajse e gjithe energjia e prodhuar nga hidrocentralet (HEC-et), ka qene gati e njejte me shifren e importimit te saj nga jashte. Ne nje kohe, kur jane shfrytezuar vetem 53.9% e burimeve totale te energjise qe vleresohet se ka vendi. Ky ka qene bilanci i prodhimit te energjise gjate vitit te kaluar, referuar te dhenave te Institutit te Statistikave, teksa mes tyre vihet re nje tregues tjeter, qe edhe pse i vogel, rezulton se mund te kete peshe ne ndryshimin e tij gjate viteve te ardhshme. Fjala eshte per prodhimin e energjise elektrike permes impianteve private, ose formave koncesionare, sic jemi mesuar t'i njohim. Edhe pse vjet kane shenuar vetem nje sasi prej 136.832 megavatesh energji te prodhuar prej tyre (rreth 3.4% e totalit), ky tregues rezulton ne rritje ne krahasim me vitet e tjera. Ne fakt, nje studim i meparshem i Entit Rregullator te Energjise (ERE), ka treguar se ne vitet 2009-2010 u shenua rritja me e larte e sasise se energjise te prodhuar nga HEC-et e dhena me koncesion. Teksa theksohej fakti se "prodhimi nga HEC-et private dhe me koncesion edhe pse ze vetem 2% te prodhimit total te energjise, pritet qe te kete ndikim te madh ne vitet qe vijne". Ekspertet e energjetikes, e shpjegojne nje fakt te tille me rritjen e normes se shfrytezimit te burimeve hidrike ne vendin tone, e cila rezulton te jete relativisht e ulet, per vete potencialet qe vendi yne ofron. Nga ana tjeter, ndersa po punohet per permiresimin e kuadrit ligjor per zhvillimin e energjise se rinovueshme e te paster, prodhimi i saj nga impiantet private ose koncesionet konsiderohet gjithashtu si pjese e strategjise se madhe te qeverise qe mban emrin "Shqiperia jeshile". Dhe qe presupozon ne vetvete krijimin e mundesive per disa objekte prodhuese energjetike te reja ne rang vendi. Nderkaq, te dhenat zyrtare tregojne se deri me sot, ne total, ne Shqiperi jane 287 hidrocentrale me pronesi shteterore, private apo te dhena me koncesion. Ndertimi me koncesion i HEC-eve vendore nisi si nje projekt gjate viteve 2006-2007, kur nisi dhenia e rreth 40 hidrocentraleve te para, qe kishin te llogaritur nje prodhim energjie deri ne 210 megavat. E ndersa fillimisht, prodhimi i siguruar prej tyre nuk zinte as 1% te totalit, me tej ai arriti qe te dyfishohej. Duke shtuar keshtu, shifrat e prodhimit te energjise elektrike ne total e duke rritur bilancin pozitiv te saj, kundrejt atij te importit. Pa harruar as faktin, se privatet kane nisur qe te merren ne konsiderate edhe per tregtimin e energjise elektrike te prodhuar nga HEC-et vendore. Kjo fale edhe miratimit te ligjit "Per energjine elektrike", i cili e ka liruar Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare nga detyrimi per te furnizuar konsumatoret me te medhenj te energjise. Ne kete kendveshtrim, si nga aspekti i prodhimit ashtu edhe ai i tregtimit, sektori i energjise elektrike mund te thuhet se po shkon drejt liberalizimit te tij, duke ofruar me shume mundesi per konsumatorin shqiptar si i tille.
Shqiptaret, gjithmone e me shume nevoje per energji
Domosdoshmerine e shtimit te prodhimit te energjise elektrike nga koncesionaret apo impiantet private, duket se e perforcon edhe fakti i rritjes se kerkeses se konsumatoreve per kete produkt. Keshtu, sipas te dhenave te referuara nga Instituti i Statistikave, brenda 4 viteve te fundit, kjo kerkese eshte rritur me nje nivel mbi 25%. Vetem gjate vitit te kaluar, INSTAT referoi se s'jane konsumuar 6.5 milione kilovat energji ne dite me shume. E argumentuar me rritjen e kerkesave te biznesit, por edhe thatesirat qe e kane shoqeruar vendin, ajo ka parashtruar nje nevoje me te madhe per prodhim te energjise elektrike. Ne kete kendveshtrim, koncesionaret private dalin serish ne skene si te nevojshem per ta shtuar me disa mijera megavate me teper prodhimin total te energjise elektrike ne rang vendi.