Broja rrëfen pasionin për Chelsea-n

Vetëm ç vit më parë nënshkroi kontratën që do të lidhë me Chelsean edhe për 4 sezone të tjerë. Armando Broja bëri një zgjedhje zemre edhe pse shumë skuadra të tjera e kërkonin me ngulm dhe ka një arsye shumë të fortë për vendimin e parë, ai është një tifoz i vjetër i kësaj skuadre. Në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit londinez, shtatlarti shqiptar i cili ka një kontratë afatgjatë me “Blutë”, rrëfen momentet e para të kontaktit me këto ngjyra. “Isha diku te 5-6 vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më mori në një ndeshje. Ai ishte një nga arsyet pse u bëra tifoz i Chelsea-t sepse ai ishte ndoshta fansi më i madh në botë. Kisha të veshur një shall dhe një kapele. Nuk e mbaj mend se kush po luante sepse isha shumë i vogël, por ishte një nga eksperiencat më të bukura në jetën time. Kur unë shkoja në të gjitha ndeshjet në “Stamford Bridge” ishte së bashku me xhaxhain, sepse ai ishte i vetmi tifoz i Chelseat që unë njihja. Përherë doja të shkoja me të, ndonjëherë me babin, por më së shumtin e rasteve me xhaxhain dhe ishte e mrekullueshme për të që të më merrte dhe të përjetoja atë eksperiencë në atë moshë. Pati vërtet shumë impakt”.
Broja është rritur në radhët e akademisë së Chelseat dhe pas disa ndalesave interesante në Holandë me Twente dhe në Angli me Southampton, ai është ribashkuar me Blutë e Londrës ku është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi të rëndë në gju.