E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jezercë, shpëtohen dy turistë të huaj

Efektivët e kërkim shpëtimit të ushtrisë shqiptare ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq, njoftoi ministri i mbrojtjes Niko Peleshi në rrjetet sociale. “Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore” shkruajti zoti Peleshi.

Kohët e fundit ekipet shqiptare të shpëtimit kanë ndërhyrë në mjaftë raste në zona të ndryshme të vendit, për t’ju ardhur në ndihmë turistëve të huaj që kanë qenë në vështirësi. Në operacione janë përdorur edhe mjete nga ajri dhe ekipe të specializuara shpëtimi.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›