Brown ofron mbështetjen e Britanisë për Afganistani
Kabul -Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Brown gjatë një vizite që po zhvillon në Afganistan, premtojë se do të vazhdojë mbështetja ne vendit të tij, për vendin e shkatërruar nga luftërat dhjetëra vjeçare. Kryeministri britanik zhvilloi një takim me me presidentin afgan, Hamid Karzai, në Kabul, teksa bëri premtimin e mbështetjes së Britanisë.
Brown premtoi afro 10 milionë dollarë për të siguruar se zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Afganistan do të jenë "të lira dhe korrekte". Gjatë një konference për shtyp, kryeministri britanik sugjeroi se vendi i tij mund të dërgoj më tepër trupa në Afganistan, gjatë vitit të ardhshëm.
Vizita e Brown ishte e paralajmëruar. Ai u takua me ushtarët britanikë, duke i falënderuar për shërbimin e tyre në Afganistan. Ai ishte edhe në provincën jugore Helmand, ku dje janë vrarë katër ushtarë britanikë.