E Diel, 1 Nëntor 2026

India mohon të ketë shkelur territorin ajror pakistanez

Nju Delhi -Forcat ajrore indiane kanë mohuar njoftimet se një aeroplan luftarak i Indisë ka shkelur zonën ajrore të Pakistanit. Reagimi i Indisë, erdhi pas zyrtarët pakistanezë më herët patën deklaruar se një aeroplan indian hyri në hapësirën e Pakistanit por u ndjek prapa nga një aeroplan pakistanez. Akuzat bëhen pas tensioneve të fundit midis dy vendeve për sulmet në qytetin indian të Mumbait. Duket se marrëdhëniet midis dy fuqive bërthamore, po shkojnë vazhdimisht drejt përkeqësimit.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri britanik Gordon Brown do takojë kryeministrin e Indisë Manmohan Sing. Dy liderët do të diskutojnë për luftën kundër terrorizmit dhe stabilitetin rajonal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›