Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin

Aktori amerikan Bruce Willis ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi pasi është diagnostikuar me afazi, një gjendje që prek aftësinë e një eprsoni për të shkruar dhe folur. Lajmi u bë i ditur në instagram nga familja e aktorit, përfshi bashkëshortja e tij Emma Heming Willis dhe ish bashkëshortja Demi Moore. Afazia po prek aftësitë e tij njohëse, thuhet në deklaratën e përbashkët të familjes. Wllis 67 vjec është i famshëm për rolin e XHon Makclane në filmat Die Hard.
Bruce po largohet nga karriera që ka qenë shumë e rëndëisshme për të. Kjo është një kohë vërtetë sfiduese për familjen tonë dhe jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj, – thuhet në deklaratën e familjes drejtuar adhuruesve të aktorit.
Afazia është një crregullim i shkaktuar nga dëmtimi i një zone specivike të trurit që kontrollon shprehjen e gjuhës dhe të kuptuarit. Ajo e bën një person të paaftë për të komunikuar në mënyrë efektive me të tjerët. Në shumë raste, afazia shkaktohet nga goditja në tru.