Ministria e Jashtme: Kina do të kufizojë vizat për zyrtarët amerikanë

Kina ka vendosur të kufizojë vizat për zyrtarët amerikanë, në përgjigje të kufizimeve të vizave të SHBA për disa zyrtarë kinezë, tha të enjten një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze raporton Reuters.
Shtetet e Bashkuara po kufizonin vizat për disa zyrtarë kinezë për përfshirje në “akte represive” kundër grupeve të pakicave etnike dhe fetare, tha këtë muaj Sekretari i Shtetit Antony Blinken.