Bruce Willis, një baba 57-vjeçar i përkushtuar (FOTO)
Në moshën e tij, më shumë se sa një baba, Bruce Willis duhet të ishte gjysh dhe të dilte shëtitje me nipërit. Por, 57-vjeçari prej një viti është bërë sërish baba dhe ka treguar se është një prind vërtet i përkushtuar. Ai është fotografuar duke nxjerrë shëtitje vajzën e tij të vogël, ndërkohë që duket në një formë të shkëlqyer fizike. Bruce ka edhe tre fëmijë të tjerë të rritur, nga martesa e parë me aktoren Demi Moore.





