E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bruksel – Samiti i liderëve të NATO-s

Një samit i liderëve të vendeve të NATO-s do të zhvillohet më 14 qershor në selinë e aleancës në Bruksel, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një komunikatë.

“Veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi terrorist, sulmet kibernetike, ndikimi i ndryshimit klimatik mbi sigurinë dhe fuqizimi i Kinës do të jenë në axhendën e këtij takimi”, sipas komunikatës.

Samiti i fundit i NATO-s u zhvillua në dhjetor 2019.

Ky do të jetë samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›