E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel PE nis seancen plenare

Ne Parlamentin Europian ne Bruksel po mbahet seanca plenare gjate te ciles do te debatohet edhe mbi heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Eurodeputetja socialdemokrate Tanja Fajon premtoi se do te kerkoje mbeshtetjen e kolegeve te saj per te votuar pro liberalizimit te vizave me keto dy vende te rajonit ne menyre qe te respektohet premtimi i dhene vitin e kaluar per perfundimin e ketij procesi sa me shpejt te jete e mundur.

Fajon do ti referohet ne fjalen e saj rekomandimit te Komisionit Europian ne maj si dhe vleresimit perfundimtar te tij ne shtator ku percaktohej se autoritetet e Tiranes dhe Sarajeves kane bere progres ne permbushjen e tre kritereve te mbetura.

Ne kete debat Komisioni Europian perfaqesohet nga Sesilia Malmstrom komisionere per Ceshtjet e Brendshme e cila ka ndjekur nga afer dosjen e vizave dhe ne baze te perparimit te vleresuar nga Shqiperia dhe Bosnja propozon kalimin e dy vendeve ne listen e bardhe Schengen.

Sipas sekretariatit te Parlamentit ne kete debat jane regjistruar 30 diskutante kryesisht nga grupimi i djathte socialdemokratet dhe te gjelbrit. Votimi i raportit te Fajon per heqjen e vizave do te behet ne seancen plenare te paradites se te enjtes.

E pranishme per te ndjekur punimet eshte dhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli e cila ka zhvilluar takime me eurodeputete te ndryshem perpara nisjes se seances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›